“Iku koha e rrufjanëve”, jo vetëm kundër Ramës, demokratët protestojnë edhe kundër Bashës

7 July 2022, 19:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Iku koha e rrufjanëve”, jo vetëm kundër Ramës,
Iku koha e rrufjanëve

Protesta e Partisë Demokratike duket se nuk është vetëm kundër kryeministrit Edi Rama, por edhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndryshe në protestën e sotme, të thirrur nga Sali Berisha. Kjo parullë ironizon ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë në një tjetër slogan shkruhet: “Duam të jetojmë në Shqipëri”.

Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve, ndërsa shihet se e pranishme është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mijëra qytetarë e mbështetës së Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës së 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha. Kjo është protesta e parë e tij qysh prej kur mori drejtimin e PD-së, ndonëse ka ende një proces gjyqësor që s’ka përfunduar.

 



Video