Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu pak minuta para nisjes së protestës. Ai është pritur nga shumë mbështetës dhe militantë të PD-së, ndërsa nuk kanë munguar brohoritjet dhe ovacionet.
Më pas Berisha pritet që t’i bashkohet protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndërkohë në selinë e PD kanë nisur të grumbullohen edhe simpatizantët e opozitës, që po presin të dalin në shesh së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.