Protesta/ Berisha: Nis procesi i largimit të Edi Ramës nga pushteti!

7 July 2022, 10:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta/ Berisha: Nis procesi i largimit të Edi Ramës nga pushteti!
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga hyrja e Kuvendit këtë të enjte se protesta e e sotme bëhet me qëllim që të japë mesazhin e fuqishëm se shqiptarët nuk do të lejojnë më regjimin e Edi Ramës të qëndrojë në pushtet.

Sipas ish-kryeministrit tubimi i sotëm inauguron procesin e largimit të qeverisë socialiste nga pushteti dhe se protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e qëllimit të tyre.

“Gjithnjë protesta ka skenarin e vet, e rëndësishme është të japim mesazhin e fuqishëm se shqiptarët nuk do lejojnë më këtë regjim. Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti dhe protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimeve të saj”, tha Berisha.

Fjala e Berishës për protestën:

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

Pyetje: Cili është skenari i protestës së sotme? Duket sikur Kuvendi do të vazhdojë gjatë. Mund të ketë një zhvendosje të protestuesve drejt Parlamentit?

Sali Berisha: Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme.

Pyetje: A do të vazhdojnë protesta?

Sali Berisha: Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga. 


Video