Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë, reagon Veliaj: Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda

6 July 2022, 18:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë, reagon Veliaj: Kush i bën
Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Velaij ka falenderuar organet ligjzbatuese për vënien para drejtësisë të disa punonjësve dhe sekserëve, të cilët akuzohet për korrupsion ku dyshohet se merrnin rryshfet për për sigurimin e një vendvarrimi në varrezat e Tufinës, për dhënien e kredive të buta apo edhe lejeve të ndërtimit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj ka deklaruar se bashkia kishte disa vite që kërkonte të zbulohej se çfarë ndodhte me varret. Gjithashtu, ai citoi dhe shprehjen se “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda”.

“Falenderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë”, tha Veliaj.


Video