Berisha i shkon poshtë zyrës, Rama largohet nga Tirana. Ja ku do të ndodhet gjatë protestës

6 July 2022, 19:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha i shkon poshtë zyrës, Rama largohet nga Tirana. Ja ku do
Berisha dhe Rama

Si në të gjitha protestat e tjera të opozitës, edhe në atë qo do mbahet nesër në orën 19:00, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në zyrën e tij.

Ndërkohë që populli opozitar do të protestojë para godinës së Kryeministrisë, Edi Rama ka zgjedhur të jetë në Vlorë. Në orën 19:00, ai ka zgjedhur të inaugurojë By-Pass në këtë qytet, duke shmangur në këtë mënyrë qëndrimin në Tiranë.

Protesta nën moton "Shqipëria në rrezik" është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ai pretendon se do të marrin pjesë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Partia Demokratike ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën e nesërme nga ora 19:00 deri në 21:00. Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme që janë mbajtur nga PD.

Gjithashtu do të vendosen dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.


Video