Porti i Durrësit, Berisha: Rama do të krijojë një Dubai për të pasurit duke gjobitur çdo shqiptar

23 November 2022, 20:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porti i Durrësit, Berisha: Rama do të krijojë një Dubai
Sali Berisha

Në një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i kurseu sulmet kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me portin e Durrësit, duke thënë se shefi i qeverisë do të krijojë një Dubai për të pasurit duke gjobitur shqiptarët.

"Situata na fton që ne duhet të bëjmë gjithçka për një sukses të jashtëzakonshëm në datën 6. Duhet të jemi në shesh. Motivet i kemi më të forta se asnjëherë tjetër. Të mos harrojmë. Dy herë u bënë populli i gomoneve, pas 45 vitesh diktaturë dolëm kockë e lëkurë dhe tani pas 30 vitesh liri. Mund ti vesh çdo emër këtij që na kthen në popull gomonesh. Kërkon të plaçkisë çdo gjë.

I them çdo shqiptari të mbyllë sytë dhe te imagjinojë; si mund të jemi ne pa porte? Saranda është dhënë, Vlora po, Durrësi po jepet. Një vend me 400 km det pa port. Por nuk ka qenë kurrë Shqipëria. Durrësi ka qenë port i rrugës Egnatia, rruga kryesore e perandorisë. Egnatia lidhte Durrësin me Kostandinopojën dhe ky do ta fshijë, ta shndërrojë në portin e pallateve dhe jahteve të tij.

Të krijojë një Dubai të pasurit duke gjobitur në mënyrë të tmerrshme çdo shqiptar. Se porti tjetër, kërkon të paktën 2 miliardë. Porti i Durrësit ka sot kapacitet për 8 milionë tonë. E ka këtë kapacitet sepse taksat e shqiptarëve janë investuar për tu sistemuar, shtrirë, të gjitha këto e kanë bërë atë një port që mund të përpunojë 8 milionë tonë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka arritur në 4.8 milionë, por ky do ta fshijë. Të ndërtojë pallatet e tij dhe ngjitur me pallatet, gjirin e jahteve të tij e velistit tjetër, çuçit e arabit, Alabarit e me radhë. E ka thënë mirë ai gazetari britanik; Shqiptarët do të jenë lodra të një elite trafikantësh", tha Berisha.

 


Video