Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimin e sotëm të zhvilluar në selinë blu me kryetarin e PL-së, Ilir Metaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se është diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të tyre të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Po ashtu, sipas tij, është diskutuar për bashkëpunimin elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat.
"Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe Nënkryetarin e kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi." shkruan Berisha.
Kujtojmë se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe fokus kryesor në diskutime ka marrë protesta e thirrur në datën 6 Dhjetor.