Partia Socialiste shtyn mbledhjen e Kongresit, zbulohen arsyet

30 October 2023, 16:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partia Socialiste shtyn mbledhjen e Kongresit, zbulohen arsyet
Kryeministri Edi Rama

Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste i cili ishte parashikuar të mbahej të shtunën e 4 shtatorit është shtyrë për në fillim të dhjetorit.

Lajmi është mësuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Deputeti Blendi Klosi ka deklaruar se shtyrja është bërë për t’i paraqitur socialistëve platformën dhe për t’i dhënë mundësinë të njihen me ndryshimet në patri.

Klosi ka thënë se platforma do t’i prezantohet socialistëve përmes në turi që do të zhvillojë kryeministri Edi Rama në Shqipëri.

Ndërsa kreu i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është shprehur ndër të tjera në mbledhje se fokusi i socialistëve gjatë kësaj periudhe duhet të jetë te projektbuxheti i vitit 2024 që u miratua vetëm pak ditë më parë.


Video