Çështja e arrestimit të ish-deputetit Mark Frroku u bë temë bisede ditën e sotme në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë.
Një lapsus i shpëtoi kryetarit të komisionit, teksa po diskutonte mbi pikat e rendit të ditës. Ai iu është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”.
Ky i fundit i është kthyer me batutë duke i thënë ‘s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…’.
Pjesë nga diskutimi:
Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera?…. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar
Gjini: Deri në 2022 o vëlla
Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku
Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…
Shalsi: Frrok Gjini pra…