Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
![]()
Ditën e sotme deputetët rikthehen në seancë plenare.
Ndonëse e fundit nuk u zhvillua, për shkak të vendimit të opozitës për të shkaktuar kaos dhe për të bllokuar punimet e Kuvendit, deri në plotësimin e kërkesave të saj, ligjvënësit do të rikthehen për të diskutuar, sipas rendit të ditës për 4 orë, problematikat e zgjedhësve.
Por njëjtë si seanca e fundit, edhe seanca e së hënës, pritet të zhvillohet me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.
Për shkak të kaosit që krijuan, 23 deputetë të opozitës, rezultojnë të përjashtuar. Me kërkesë të deputetëve socialistë, mes të përjashtuarve janë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha.