Ilir Meta kthehet nga ‘arratia’, fotografohet teksa shëtit i vetëm në Tiranë

29 October 2023, 16:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta kthehet nga ‘arratia’, fotografohet teksa shëtit i
Ilir Meta kthehet nga ‘arratia'

Zhdukja e Ilir Metës në një nga javët ku skena politike e Tiranës është më e nxehtë se kurrë për shkak të hetimit për korrupsion të Sali Berishës ngjalli spekulime të shumta.  

Mungesa e tij është interpretuar nga analistët dhe disa media si largim i qëllimshëm, pasi distancimi nga daljet publike koinciduan në një kohë kur Sali Berisha u shpall person nën hetim dhe dhëndri i tij u la në burg për privatizimin e ish-Klubit Partizani.

Ilir Meta kthehet nga ‘arratia’, fotografohet teksa shëtit i

Ilir Meta është fotografuar sot nga paparazzi i ‘Panoramës’ në Tiranë duke ecur në zonën e Pazarit të Ri.

Ilir Meta kthehet nga ‘arratia’, fotografohet teksa shëtit i

Meta është parë i vetëm, teksa shëtiste në këmbë në qendër të Tiranës. Më pas ai është parë duke konsumuar kafen në një lokal pranë stadiumit Air Albania.

Ilir Meta kthehet nga ‘arratia’, fotografohet teksa shëtit i

Mësohet se Ilir Meta ka qenë jashtë vendit për disa ditë, ndërkohë që është kthyer të premten në Tiranë.



Video