Begaj dhe Haradinaj takohen në Pukë, diskutuan për zhvillimet politike

28 October 2023, 20:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Begaj dhe Haradinaj takohen në Pukë, diskutuan për zhvillimet
Presidenti Bajram Begaj dhe kreu i AAK Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Iballë të Pukës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tregoi se me Begajn kanë folur për zhvillimet politike në dy vendet dhe në rajon.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë”, ka shkruar Haradinaj.


Video