Projektligji/ Prefektët me "superfuqi", mund të shkarkojnë dhe kryebashkiakët

30 October 2023, 12:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Projektligji/ Prefektët me "superfuqi", mund të
Prefektura Tiranë

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik ndryshimin e ligjit për funksionin e prefektit të Qarkut.

Ndryshimet propozojnë zgjerim të kompetencave për këtë institucion, duke i dhënë deri edhe fuqi për të propozuar shkarkimin e kryetarit të bashkisë te ministri përgjegjës për pushtetin vendor.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, qëllimi është forcimi i rolit të prefektit, si përfaqësues i qeverisë në qark dhe koordinues në bashkëveprimin mes pushtetit qendror dhe atij vendor.

Projektligji ngarkon prefektin edhe me detyra për monitorimin e zbatimit të projekteve me fonde të qeverisjes qendrore deri te marrja e raportimeve çdo 10 ditë nga drejtuesit vendorë të policisë së shtetit për situatën e rendit dhe sigurisë publike.

Domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore, thuhet në relacion, forcon rolin e Prefektit në qark për të mundësuar shërbime dhe qeverisje sa më pranë qytetarëve.

Projektligji është hedhur për konsultim publik më 26 tetor, ndërsa pritet të shkaktojë debate në lidhje me kompetencat e zgjeruara të prefektit, sidomos të pjesës ku propozon shkarkimin e kryebashkiakëve në rast se i gjen në shkelje të rënda të Kushtetutës.

***

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video