"Nuk jemi ne ngadalë, por BE", Rama: Procesi si pilulë kundër depresionit

24 June 2022, 21:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk jemi ne ngadalë, por BE", Rama: Procesi si pilulë
Edi Rama

Si pilulë kundër depresionit. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë që nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE.

Në një intervistë të dhënë për France 24, një ditë pas Samitit të BE-së, Rama ka theksuar se nuk është Shqipëria ngadalë me progresin, por BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj.

Media franceze shkruan se Rama është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në BE: fillimisht duke kërcënuar se nuk do të vinte në takim, më pas duke njoftuar më pas se procesi po “rrëmbehej” nga vetoja bullgare mbi procesin e pranimit të vendit të tij dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria ka statusin e kandidatit për në BE që nga viti 2014. Rama ka deklaruar se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; megjithatë ai thotë se nuk është më “i frustruar”, por më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Rama vazhdoi duke e përshkruar statusin e kandidatit në BE si “një lloj pilule kundër depresionit për të rritur moralin e vendeve, por tha se ai e ndjente “të drejtë të njihte ukrainasit si një komb që po bëjnë shumë për ne, sesi ata parandalojnë avancimin e kundërreformës më të frikshme në botë që Putin dëshiron të vendosë”, raporton France24.


Video