"Shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së"/ Rama falënderon liderin e opozitës në Bullgari për heqjen e VETOS

24 June 2022, 14:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së"/ Rama
Edi Rama dhe Boyko Borissov

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rama me anë të një postimi në twitter falenderon liderin e opozitës Boyko Borissov dhe i bën thirrje BE-s të veprojë sa më shpejt. 

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”.


Video