Bullgaria heq VETON ndaj Maqedonisë së Veriut

24 June 2022, 13:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bullgaria heq VETON ndaj Maqedonisë së Veriut

Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE.

Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë të miratuar një vit më parë ku impononte veton dhe tashmë ccështja i ka kaluar Qeverisë bullgare.

Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro ("Vazhdojmë ndryshimin", "Bullgaria Demokratike", GERB dhe MRF), 37 "kundër" ("Ka një popull të tillë", " Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur).


Video