Rama, tjetër reagim për Bullgarinë (i kujton minoritetin bullgar në Shqipëri)

24 June 2022, 12:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama, tjetër reagim për Bullgarinë (i kujton minoritetin bullgar
Edi Rama

Kryeministrit Rama me sa duket “nuk i del inati” pas deklaratës së ministrisë së Jashtme bullgare i cila i kërkon që të marrë parasysh mënyrën e të shprehurit. 

Pasi iu përgjigj kësaj deklarate, kryeministri Rama përmes një reagimi të dytë i kujton Bullgarisë së miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, pro i japin dorën.

“Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër @BoykoBorissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama. 

Në deklaratën e parë, Rama i kujton Bullgarisë që të heqë veton, ose në të kundër do të duhet ta durojë.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Merreni qetë miq: Hiqni VETON ose duroni me mua!”, shkruan Rama.

Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj shkruante se pret që Rama  të marrë parasysh mjetet e  tij shprehëse dhe të flasë me një gjuhë që i përshtatet një politikani.

 


Video