Kryemadhi nuk përmbahet: Lulzim Basha, një këlysh që u bë buçe

23 June 2022, 21:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi nuk përmbahet: Lulzim Basha, një këlysh që u
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi PD-në për vjedhjen e 4 mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo duke përdorur fyerje ndaj Lulzim Bashës, foli për bashkëpunim të mirëfilltë të ish-kryetarit të PD-së me PS-në në dëm të LSI.

“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së. I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI.

Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”.


Video