Protesta e Berishës nuk do të jetë gjatë ditës, zbulohet orari i nisjes së tubimit

23 June 2022, 19:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e Berishës nuk do të jetë gjatë ditës,
Sali Berisha

Protesta 7 korrikut e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha do të mbahet në mbrëmje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Komisionit të Rithemelimit të PD-së mësohet se orari i nisjes së tubimit do të jetë 19:00. Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve t'i bashkohen protestës në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

“Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile më 7 korrik, ora 19.00”, thuhet në postim, teksa përdoret dhe hashtagu "ShqipëriaNëRrezik".

Kujtojmë se gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Berisha deklaroi se shqiptarët do të "derdhen" në shesh dhe kryeministri Edi Rama do të largohet.


Video