"Me kriminelët nuk flitet për dashuri”, Berisha akuza Ballës: Është anëtar i bandës së Elbasanit

23 June 2022, 11:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me kriminelët nuk flitet për dashuri”, Berisha akuza
Sali Berisha dhe Taulant Balla

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për bashkëpunim me bandat kriminale të Elbasanit.

Në fjalim që mbajti jashtë Kuvendit për mediet, Berisha tha se Taulant Balla ka bashkëpunuar me Gentian Sharrën dhe se për këtë ka fakte. Janë mbi 50 telefonata që faktojnë lidhjen e Ballës dhe Ramën dhe bandat e Elbasanit, tha Berisha.

“Ka të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata nga këto biseda. Taulant Bego është anëtar i inkriminuar kokë e këmbë nga banda e famshme të Elbasanit. Ai ka kryer detyra të paligjshme në interes të Gentian Sharrës, ky ka blerë vota për Taulant Begon, partinë socialiste. Ju bëj thirrje të publikoni çdo dokument që njëson Ramën me bandën e Elbasanit. Ka biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat flet vetëm për krime, jo për dashuri“, tha Berisha.


Video