“Pusho ti pusho, se je i pari kalë karroce”, ministrja sherr me Luçianon Boçin: Një tufë burrash që...

23 June 2022, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pusho ti pusho, se je i pari kalë karroce”, ministrja sherr me
Elisa Spiropali dhe Luçiano Boçi

Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat të ashpër me deputetët e Partisë Demokratike, për shkak se ata akuzojnë kryeministrin Rama se ka favorizuar bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik.

Gjatë fjalës së Spiropalit në Kuvend, deputetët e PD kanë ndërhyrë nga vendi, duke folur pa mikrofon, por kjo duket se e ka nervozuar ministren. Njërit prej deputetëve demokratë, ministrja i tha të pushojë, pasi “ai është i pari kalë karroce”.

“Na përmend ne turpin. Ka turp më të madh sesa lukunia juaj që janë bërë bashkë aty për të mbrojturi një njeri nga krimet e vjedhjet që ka bërë dhe dilni në këtë kuvend dhe merreni me cdo investitor.

Nuk është turp që ju…pusho ti pusho, se ti je i pari kalë karroce. A nuk është turp zotëri që ju abuzoni me interpelancat në Kuvendin e Shqipërisë. Një tufë burrash që bërtasin nga vendi se turp i madh, ul zërin ti”, thotë Spiropali.


Video