Berisha rikthen protestat kundër qeverisë

22 June 2022, 21:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha rikthen protestat kundër qeverisë
Sali Berisha

Me ardhjen në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikthyer edhe protestat kundër qeverisë së Edi Ramës. Kryedemokrati ka njoftuar se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, Berisha deklaroi se protestat nuk do të ndalen.

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi. Nuk mundet të shndërrohet Tirana në Beogradin e vogël".  

Berisha akuzoi Ramën se po shpërfill çdo interes kombëtar duke luajtur me fatet e kombit. Ai apeloi për krijimin e një fronti të gjerë opozitar. Sipas kreut të demokratëve nismat dhe ligjet e qeverisë kanë për qëllim spastrimin e shqiptarëve nga vendi.


Video