"Lali Urgjent!" Braçe publikon videon virale me këmbësorët në vijat e bardha dhe i bën thirrje Veliajt

22 June 2022, 08:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Lali Urgjent!" Braçe publikon videon virale me

Deputeti socialist, Erion Brace ka dhënë sugjerim për një zgjidhje ideale që i jep siguri dhe mbrojtje këmbësorëve kur kalojnë në vijat e bardha.

Në një video të postuar në Instagram që është bërë virale duket se krijohen barriera mbrojtëse për kalimtarët dhe makinat e kanë të pamundur të kalojnë.

Në rast aksidenti për shkak të shpejtësisë përtej limitit, nuk i ndodh asgjë kalimtarëve sepse janë të mbrojtur ndërsa makina mund të pësojë dëme të mëdha. Madje ndizen dritat e kuqe për të paralajmëruar automjetet se nuk e kanë radhën për të kaluar.

Në videon që shpërndau në Instagram, Erion Brace i bën thirrje kryetarit të bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj që të bëjë diçka të tillë në kryeqytet për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga shoferët e papërgjegjshëm në timon.

Nuk janë të rralla rastet kur në vendin tonë raportohen aksidente në vijat e bardha. Ndër më të rëndat ishte më shumë se një muaj më parë në "Rrugën e Kavajës" kur një çift së bashku me foshnjen 3 muajshe u përplasën nga automjeti tip G Class i drejtuar nga Ajas Sulejmani. Ai shkeli semaforin duke kaluar me të kuqe ku përplasi prindërit dhe foshnjen që fatmirësisht nuk u lëndua, ndërsa çifti i bashkëshortëve Vilma dhe Arjan Konomi morën trajtim në spital.

"Lali Urgjent!" Braçe publikon videon virale me

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video