A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Francës për një vizitë private. Rama ka marrë me vete edhe të birin Zaho.
Shefi i qeverisë ka zgjedhur një avion linje për të udhëtuar drejt Parisit, duke qenë se vizita nuk është nën petkun zyrtar të kryeministrit dhe sipas protokollit shtetëror, kreu i qeverisë udhëton me Air Albania. Kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me ‘economy class’ drejt Francës duke ndarë fluturimin me shumë pasagjerë të tjerë.

Kryeministri Rama është vënë shpeshherë në qendër të kritikave nga ana e opozitës për udhëtimet zyrtare me Air Albania, për shkak të kostove të larta financiare, në kontrast me situatën ekonomike në vendin dhe standardin e jetës së qytetarëve.