Kryeministrit Edi Rama ka fituar ditën e sotme gjyqin për shpifje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me një postim në rrjetet sociale më 23 tetor të vitit 2018, ku në atë kohë publikoi foton e një shtëpie në Amerikë për të cilën deklaronte se ishte në pronësi të kreut të qeverisë shqiptare.
Në kundërpërgjigje ndaj padisë së Ramës, Berisha do të ngrinte një kundërpadi brenda së njejtës çështje. Gjykata e Tiranës i ka dhënë ditën e sotme të drejtë Edi Ramës, pas padisë të ngritur prej tij, duke dënuar Berishën për shpifje.
Gjyqtari Dritan Caka ka marrë vendimin për të rrëzuar kundërpadinë e Berishës dhe për të pranuar atë të Ramës, duke i kërkuar Berishës shpërblim dëmi prej 1 milion lekësh të vjetra dhe detyrimin për të përgënjeshtruar postimin e vitit 2018 në faqen e tij në Facebook.
Ky vendim rrëzon përfundimisht të gjitha shpifjet e Sali Berishës ndaj Edi Ramës sepse kundërpadia e tij, e rrëzuar sot nga gjykata, lidhej edhe me deklaratat që ai bënte në publik mbi një gjyq të Edi Ramës për atësinë e djalit të tij.
