Monika Kryemadhi është përpjekur të përforcojë ish-LSI e kthyer nga Meta në Partinë e Lirisë edhe atëhere kur djegia e mandateve rezultoi fatale.
Ajo vijoi të “luftonte” për forcimin e kësaj partie dhe për përfshirjen e grave në politikë.
Edhe pse u tradhtua nga “fëmijët politikë” të cilët i “rriti” vetë, ajo nuk u ndal t’i shërbente edhe në momentet e fundit dhe u largua nga Konventa duke luftuar si “gladiatore” për gratë dhe vajzat e PL-së që të kenë 50% të buxhetit në fushatën elektorale.
Ajo u dha mundësinë që të kenë një pjesë të buxhetit të gjitha atyre vajzave dhe grave të PL-së të cilat e lanë në mes të rrugës, shkruan newsbomb.
Duke nisur nga Silva Caka, Erisa Xhixho dhe vajzat e tjera të Partisë të cilat u pozicionuan krah Metës.
Propozimi i saj u mbështet dhe nga Ilir Meta, pavarësisht hatërmbetjeve dhe zhvillimeve të fundit, ndoshta i gjendur përballë një propozimi që as gratë që i qëndrojnë pas nuk e kishin bërë.
I gjendur përballe një nisme të tillë aq të domosdoshëm në politikën shqiptare, Meta vendosi ta mbështeste propozimin e gruas që e njeh si askush tjetër politikën sepse është rritur me të që gati 30 vite.
Konventa e Partisë së Lirisë i dha fund dhe 'përplasjes' Meta - Kryemadhi.
Edhe pse nuk e fshehu keqardhjen se karriera e saj politike 30 vjeçare po i fshihej me një të rënë të lapsit, Kryemadhi deklaroi tërheqjen duke vendosur të pranonte vendimin e bashkëshortit kryetar parite për ta larguar nga strukturat drejtuese në emër të nepotizmit.
Vetë Meta përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Monika Kryemadhin sërish për djegien e mandateve.
I bindur se bashkëshorjtja është pjesë e komplotit tradhëtar që synonte t'i merrte nga duart Partinë atyre që janë kundër këtij vendimi u kujtoi se në luftë 'një gjeneral nuk shkëmbehet me një kapterr'.
Partinë e spastroi dhe nga besnikët e Kryemadhit dhe bëri të qartë, se me të s’ka lojëra.