Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur sot nga selia e partisë së tij, drejt pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Meta pritet të mbajë një fjalë gjatë protestës të përditshme që Berisha organizon nga apartamenti i ti.
Gjatë rrugës që e ka përshkuar me këmbë, Meta i është përgjigjur edhe disa prej pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me rezultatin e dobët të konkurrenit të tij, Faik Basha, i cili mori vetëm 27 vota, Meta tha se ishin vota të sinqerta.
"Nëndetësja 105 të rikthehet në bazë, kjo është e rëndësishme për mua. Drejtësinë do ia lë zotit Vasili se ai është figura kryesore e Partisë së Lirisë. Faiku mori 27 vota, janë vota të sinqerta, është një fillim i mirë.
Beteja me mafian nuk është një shaka, është një luftë jetë a vdekje, dhe në këtë luftë ia vlen edhe të vdesësh, sesa të jetosh si një njeri pa vlerë", u shpreh Meta.