Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ilir Meta vendosi të mos e ndiqte fjalën e Monika Kryemadhit në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Ai doli jashtë godinës së Pallatit të Kongreseve dhe takoi disa simpatizante vajza që po marrin pjesë në Konvetën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Në nisje të fjalimin të tij në Konventën e Partisë së Lirisë, thirrur me qëllim Rithemelimin dhe shkëputjen nga nepotizmi të partisë, Ilir Meta përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Monika Kryemadhin sërish për djegien e mandateve.
Për afërsisht 2 orë, Ilir Meta përpara delegatëve të Konventës Kombëtare,, sulmoi hapur ndërkombëtarët, ndërsa solli në vëmendje eksperiencën me ambasadorin italian duke theksuar se do ta shpallte ‘non grata’.