“Jam gladiatore me taka”, Monika Kryemadhi i përgjigjet Metës: S’kam turp të vishem si grua, s’jam burrë!

27 April 2024, 10:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam gladiatore me taka”, Monika Kryemadhi i përgjigjet
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la jashtë Kryesisë së PL-së, është shprehur se nuk do të krijojë një fraksion të ri brenda kësaj force politike.

“A do të krijosh fraksion brenda PL, pasi Ilir Meta ditët e fundit ka deklaruar se do t’i lejojë me statut?”, u pyet nga gazetarët Monika Kryemadhi.

Ajo u përgjigj se: “Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi  nuk e bën për të bërë për show, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja.”

Në konventë priten më shumë se 900 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar, mes të cilëve kryetarë të partive aleate, por deri rreth orës 10:00, salla ishte bosh.

Monika Kryemadhi mbërriti në Konventë e shoqëruar nga besnikët e saj në parti, Endrit Braimllari, ish-sekretar i Përgjithshëm në PL dhe Elona Guri, bashkëpunëtore e afërt e Kryemadhit dhe Metës.


Video