
Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës nuk lejohen të futen brenda ambienteve, duke i kërkuar shpjegim drejtorit të policisë së kryeqytetit pse nuk po i lejojnë.
“Bashkia e tiranës sot është e rrethuar nga zinxhirët e korrupsionit. Nuk po na lejohet që të futemi. i bëj thirrje drejtorit të policisë së Tiranës të na bëjë me dije pse nuk po na lejon të futemi brenda. Jemi këshilltare të zgjedhur”, tha Teliti.
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë nuk heqin dorë nga aktet e dhunës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.
Edhe gjatë protestës së sotme një grup militantësh u mblodhën paraditen e sotme para bashkisë dhe të nxitur nga diskursi i organizatorëve të prostestës u hodhën shishe me molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës duke rrezikuar jetët e policëve dhe duke shkaktuar flakë para derës së bashkisë.