Mbyllet Konventa e Partisë së Lirisë, Meta hedh votën dhe sulmon Lulzim Bashën: Flet partia e vulës për moral...

27 April 2024, 16:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet Konventa e Partisë së Lirisë, Meta hedh votën dhe
Meta voton për kreun e PL

Pasi ka hedhur votën e tij, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha pasi kjo e fundit rikujtoi akuzat e ndërsjellta mes tij dhe Sali Berishës.

Meta ironizoi PD-në, duke e quajtur "partia e vulës" dhe se kjo e fundit nuk mund të flasë për moral.

Ai vijoi më tej duke etiketuar Bashën si vulaxhi, ndërsa tha se ky i fundit “edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”.

“Flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në tiranë, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit që të dilte. Ai jo vetëm të gënjen edhe për orën, por edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.


Video