FOTO / Sa ishte pjesëmarrja në Konventën e Partisë së Lirisë?

27 April 2024, 16:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / Sa ishte pjesëmarrja në Konventën e Partisë së
Konventa e Partisë së Lirisë

Salla e Pallatit të Kongreseve ishte gjysmë bosh gjatë fjalimit të Ilir Metës në Koventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.

Të paktën sipas këtyre fotografive që qarkullojnë në rrjetet sociale, dallohet se salla, që ka një kapacitet prej rreth 2100 vendesh, nuk ka qenë e mbushur plotësisht.

Ai mbajti një fjalim të gjatë përpara delegatëve të Konventës Kombëtare, e cila pak orë më vonë do ta zgjedhë atë si President të Partisë.

Meta theksoi se kjo nuk është një konventë kundër Monika Kryemadhit. Ai përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Kryemadhin për djegien e mandateve.



Video