Monika Kryemadhi paralajmëron tërheqjen nga politika: Do shoh prioritete të tjera

27 April 2024, 16:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Monika Kryemadhi paralajmëron tërheqjen nga politika: Do shoh
Monika Kryemadhi / Ilir Meta

Monika Kryemadhi ka paralajmëruar tërheqjen e saj nga politika, teksa tashmë që partinë e mori në dorë bashkëshorti i saj, Ilir Meta vendosi ta lerë atë edhe jashtë kryesisë.

Kryemadhi u ka thënë gazetarëve se ka mbushur 50-vjeç, dhe tashmë ka prioritet tre fëmijët e saj. Ajo nuk e ka fshehur keqardhjen që nuk do të jetë më pjesë e strukturave të PL.

Pjesë nga intervista e Kryemadhit me gazetarët:

Kryemadhi: Anëtari i partisë s’mund të propozojë individë me të cilët ka konflikt interesi. Unë nuk besoj tek fraksionet, por tek vërtetësia e secilit nga ne, Monika nuk e bën për të bërë shoë, jam një gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat sepse jam grua, nuk jam burrë.

Ju vjen keq që s’do të jenë pjesë e strukturave të Partisë së Lirisë?

Kryemadhi: Normal që ndjej keqardhje.

Përse s’e sfiduat Ilir Metën?

Kryemadhi: Monika Kryemadhi në këto 30 vite ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, pas 30 viteve mendoj që ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë: Bora Besi dhe Era. Monika nuk do luftojë më por do shikojë prioritete të tjera. Mos harroni që ka mbushur 50 vjeç, një gjysmë shekulli. Dhe një gjysmë shekulli do vijë.


Video