Mes fërshëllimave të bilbilit dhe zhurmës, mbyllet seanca plenare

2 February 2023, 12:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mes fërshëllimave të bilbilit dhe zhurmës, mbyllet seanca
Pamje nga Kuvendi

Seancë e pazakontë u zhvillua këtë të enjte në Kuvend.

Deputeti i Lushnjës, Bledar Korreshi kishte një bilbil, të cilit i frynte pa pushim, ndërsa deputetët e tjerë u bien tavolinave.

Tensionet erdhën nga mosprania e kryeministrit Edi Rama në seancë plenare, ku grupimi i Berishës bllokoi foltoren për rreth një orë. 

Pas miratimit të projekt-ligjeve të parashikuara në rendin e ditës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbylli seancën plenare. 

 


Video