Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ashtu siç edhe pritej ka nisur me debate të ashpra dhe tensione seanca e sotme plenare, ku po diskutohet mbi skandalin "McGonigal" dhe opozita po hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, edhe pse ky i fundit nuk është i pranishëm në sallë.
Por, mes sherreve dhe debateve, një moment pikant ka ndodhur në sallë.
Mes sherreve dhe debateve, deputeti i PS-së, Eduart Shalsi duket se nuk ka qenë shumë i interesuar për atë ç'ka po ndodhte por luan shah i qetë.
Shalsin siç duket nuk e shpërqendrojnë tonet e larta, por vijon me lojën e tij në rrjetet sociale.