Ka nisur me tensione dhe debate seanca plenare në Kuvend ku do diskutohet për skandalin "McGonigal", ku fillimisht e ka marrë fjalën në foltore nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi.
Ai e ka marrë fjalën për "procesverbal", por ka akuzuar mazhorancën për "eleminimin" e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.
Nikolla: Boci nuk iu dhashë fjalën ja dhashë shehut, për cfarë e keni fjalën?
Lucioano Boci: Nuk gjeta asnjë arsye për aktin skandaloz për përjashtimin e deputeteve të PD për 10 ditë. Ata kanë kërkuar të drejtën e tyre për mocion me debat për skandalin me McGonigal që është paguar për eliminimin e opozitës
Kur opozita kërkon të drejtën, ju vazhdoni skenarin për eliminimin e opozitës. Është e njëjta mënyrë dhe formë. Nëse kryeministri paguan agjentët e FBI korrupton ata dhe po ky parlament është po i korruptuar nga ai.
Në bazë të kërcënimeve për ti hequr fjalën opozitës. Gjeja e parë që duhet të niste sot ishte mocion me debat për eliminimin e opozitës.
Rama kërkon të eliminojë sistemin politik, demokracinë dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij duke eliminuar opozitën
Nikolla: Zoti Boci kjo nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim.
Pas këtij momenti deputetët e PD-së së Berishës kanë rrethuar foltoren dhe në këtë moment Nikolla ja ka lënë sërish fjalën Luçiano Boçit, më pas e ka marrë Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, Gazment Bardhi dhe Luan Baçi ku kanë akuzuar Ramën për rastn "McGonigal" dhe akuza Nikollës për përjashtimin e deputetëve.