Partia Demokratike ka kërkuar në seancën e sotme një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për skandalin me McGonigal.
Por, kreu i qeverisë nuk ka ardhur në seancë, duke shmangur përballjen me opozitën dhe sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ai ia ka deleguar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këtë interpelancë.
Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga radhët e deputeteve demokrat, të cilët kërkojnë Ramën dhe jo ministren.
Deputeti Gazment Bardhi ka këmbëngulur që në interpelancë të jetë kryeministri dhe jo hijet e tij pasi sipas tij, Spiropali nuk ka qenë në takim me MCGonigal, Nezën dhe Duçkën. Ai u shpreh më tej se interepelanca bëhet nëse do jetë Rama ose me Duçka dhe Nezën.
“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal. Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI. Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. Pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd.(i thotë Nikollës).
Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë. Më lër të mbaroj. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant" -tha Bardhi.
Spiropali i ktheu përgjigje Bardhit, duke thënë se nuk po i lejojnë të japin shpjegim për zyrtarin e FBI ndonëse kanë dy javë që e kërkojnë këtë.
"Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak,. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, tha Spiropali.