“Më keni thirrur me “non grata”, Spartak Ngjela braktis në mënyrë demonstrative emisionin

21 September 2022, 21:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më keni thirrur me “non grata”, Spartak Ngjela braktis
Momenti kur Spartak Ngjela del nga studio

Avokati Spartak Ngjela, ka ikur nga studio e emisionin “Now” në Euronews Albania teksa po flitej për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

Ngjela tha se ky i fundit ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Pas debatit me këtë të fundit ai është ngritur nga karrigia dhe është larguar nga studio.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit

Balliu: Ku e di ti?

Ngjela: E njoh ligjin amerikan.  Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata”, Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.

Balliu: Kur e tha?

Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë!


Video