Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen më 6 tetor në Pragë, do diskutojnë "propozimin francez" për integrimin

26 September 2022, 14:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen më 6 tetor në
Macron dhe Rama në Elysee

Propozimi i Macron, pritet të mbledhë në diskutime më 6 tetor të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe Shqipërinë. Projekti i Komunitetit Politik Evropian parashikonte krijimin e integritetit të Ukrainës (apo edhe vendeve të tjera të cilat nuk janë ende të integruara) pa u dhënë atyre anëtarësimin e plotë.

Nisur nga procedurat që në vetvete protokolli i BE-së parashikon, në mënyrë që të shmanget një proces, Macron propozoi rreth muajit qershor të këtij viti një model alternativ të BE-së, pa dhënë anëtërsimin e plotë në organizatën ndërkombëtare.

Sipas Macron, qëllimi i këtij komuniteti është të "ndërtojë paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për çështjet më gjeopolitike të Evropës sonë" me vendet që "ndajnë vlerat tona".

Propozimi francez i hapi rrugën Shqipërisë në hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian pas heqjes së vetos Bullgare më 19 korrik të 2022. 

 


Video