Vlora Çitaku: Kjo është treshja që urren Ramën më shumë se sa do Kosovën

25 September 2022, 21:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlora Çitaku: Kjo është treshja që urren Ramën
Vlora Çitaku

Numri 2 i PDK-së, Vlora Çitaku, ka lëshuar kritika për  presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme Gërvalla-Schwarz, duke kërkuar prej kësaj treshe që të kishte reaguar ndaj fjalës së Edi Ramës në OKB, ku pati dhe shumë Kosovë.

Sipas saj, Osmani, Kurti dhe Gërvalla e urrejnë Ramën dhe kjo reflektohet dhe te heshtja e tyre.

“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, tha Çitaku.

Reagimi sipas saj, një ish-ambasadore kosovare, duhej të qe një vlerësim për faktin se Rama kërkoi ndër të tjera rrëzimin e raportit të Dick Marty për trafik organesh në Kosovë, si dhe miratimin e një raporti të ri në OKB.

 


Video