Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim online me qytetarët përmes rrjetit sociale Facebook, e para e këtij lloji pas marrjes së postit të kryetarit të Partisë Demokratike.
Por, duket se sa i përket detajeve të grafikës, Berisha ka kopjuar ish-liderin e PD-së, Lulzim Basha, pasi ato duken identike për mënyrën se si shfaqej pyetja në ekran apo kush e drejtonte pyetje.
Fotot krahasuese po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe siç duket, Berisha nuk e ka marrë mundin për të ndryshuar diçka, por e ka zhvilluar bisedën online me qytetarët, njësoj si Lulzim Basha dikur.