Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati shprehet se Parlamenti duhet të transmetohet në darkë, për shkak të gjuhës që përdoret në mënyrë që të mos shihet nga fëmijët.
Sipas Bushatit, gjuha e përdorur nga deputetët gjatë seancave plenare, nuk është e mirë për shoqërinë dhe kjo e fundit nuk ka çfarë të mësojë.
“Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive.
Në vend që shoqëria të mësojë nga përfaqësuesit e saj, shohim të kundërtën. Kjo ka ndodhur shpesh në historinë shqiptare”, u shpreh Bushati në EuroNews Albania.