"Largohuni nga e shkuara", Rama mbledh krerët e rinj të PS, nuk mungon as baxhanaku i Edmond Begos

20 July 2022, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Largohuni nga e shkuara", Rama mbledh krerët e rinj të PS,
Edi Rama dhe Ergest Krakulli

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të gjithë drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste. Takimi ka nisur në orën 18:00 në selinë rozë.

Në takim nuk mungonte as Ergest Krakulli, baxhanaku i trafikantit të drogës Edmond Bego, i cili aludohet se u zgjodh në krye të PS-së së Lushnjës nga Taulant Balla, për shkak të mniqësisë së këtij të fundit me Begon.

Rama u ka kërkuar drejtuesve të rinj  të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

“E bëjmë këtë takim  në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë. Janë 3 bashki të cilat duhet t ëpërfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë process, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deeri në majën e organizimit të partisë në bazë.

Të gjihë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.

Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor.

Të jetë një parti llogari kërkuese në funk të shqetësimeve që konstaton në kontaktin me njerëzit, Parti që përcon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dh evendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por nga ana tjetër edhe shqetësimet e hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Parti e territorit, jo e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasiu zgjidhen rrinë me njëri tjetrin, pinë kafe dhe flasin me njëri tjetrin e nuk flasin me të tjerët. Kjo është gjeja që unë besoj, ka të ngjarë të ketë shtyrë shumë nga të rinjtë që të kandidojnë dhe që janë këtu sot me idenë që duhet ta ndryshojnë këtë gjë. Cilido dhe cilado që merr një përgjegjësi të kësaj natyre përsipër, duhet të ketë ambicien që t’i japë diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri dhe një e re që për pak muaj bëhet më i vjetër se partia dhe që merr më shpejt hilet sesa rregullat”, ka deklaruar Rama.

Gjithashtu, Rama ka kritikuar krerët e rinj të degëve përse nuk ka bashkëkryetarë gra, pasi vetëm në 5 kryesi janë.

“Pavarësisht se sekretariati e ka shprehur pa rezervë kënaqësinë për këtë zgjedhje dhe në kryesi kanë marrë vlerësim, unë mbetem i palumtur për faktin që ne kemi bashkëkryesim të partisë nga burra djem gara dhe vajza në vetëm 23 bashki dhe në bashki të tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra. Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty. Natyrisht që pyetja unë bëj është po aq idiote sa përgjigjja që jepet, s’ka gra  e vajza. PS na qenka një parti vetëm me burra. Duhet t’iu vi zor që vijnë nga një kompani burrash dhe do të luftojnë me një komunitet burrash për të marrë shumicën.

Kemi vënë në statut prej vitesh norma përqindje, kaq përqind gra dhe vajza dhe nëse i vëmë në statut. Statuti duhet të ketë sa më pak ët tilla se ato që ti vë dhe i miraton një kongres duhet ti zbatosh. Nëse do votonin vetëm gra dhe vajzat partia do merret 70% të votave nëse do votonin vetëm burrat humbte zgjedhjet. PS është një parti që e kuptojnë më shumë gratë dh ene nuk mundet ta tolerojmë që ne të jemi një parti në territor që të ketë një gropë të tillë, kudo qoftë”, tha Rama.

Drejtuesit e rinj:

Qarku Shkodër

Shkodër- Ilmi Lakti, Miral Petani

Malësi e Madhe- Lulzim Zaraj

Vau i Dejës- Kristjan Shkreli

Pukë- Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri

Fushë Arrëz Ervin Doda

Qarku Kukës

Kukës- Anila Sokoli, Besmir Lamallari

Has- Do të ripërsëritet procesi

Tropojë- Egzon Bashkurtaj

Qarku Dibër

Dibër-Alma Selami, Danjel Gjura

Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri

Klos- Armando Gjini

Mat- Hasan Pasha dhe Lindita Barci

Qarku Durrës

Durrës- Luan Zaza

Krujë- Redon Roshi

Shijak- Fatmir Koci

Qarku Tiranë

Tiranë- Erion Veliaj

Kamëz- Rebeka Sulejmani

Vorë-Endrisa Haxhiu

Kavajë- Marinela Aliaj dhe Shpend Barameta

Rrogozhinë- Lufti Kashari

Qarku Elbasan

Elbasan- Ardit Demiri dhe Ermira Urupi

Belsh- Mariglen Bali

Cerrik- Tomor Zaimaj

Peqin-Bukurosh Maci

Gramsh-Enis Zani

Librazhd- Fatbardha Qatja

Prrenjas- Haxhi Collaku

Qarku Berat

Berat- Valbona Zylyftari

Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora

Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi

Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka

Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova

Qarku Korçë

Pogradec- Erion Thëngjilli

Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego

Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi

Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani

Pustec- Katerina Ago, Sandri Nikolla

Kolonjë- Eraldo Xhelili

Qarku Gjirokastër

Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa

Dropulli- Kristo Vorsane

Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo

Përmet- Ervin Tuçi

Këlcyrë- Hodjan Selmani

Memaliaj- Edmonda Harizi

Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja

Qarku Vlorë

Vlorë- Admir Malaj

Selenicë- Nertil Bellaj

Himarë- Rispërsëritje të procesit

Delvinë- Izet Sinaj

Finiq- Thoma Kallojeri

Sarandë- Elron Gjoni

Konispol- Kristo Mallanezo

Qarku Lezhë

Lezhë- Florian Gjini

Kurbin- Bernard Pale

Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj

Qarku Fier

Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti

Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli

Divjakë- Agim Maka

Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj

Roskovec- Ripërsëritje të procesit

Mallakastër- Zamir Malasi


Video