"Distancohu!", Alibeaj i përgjigjet Grida Dumës: Nuk ia kthej kurrizin Lulzim Bashës

20 July 2022, 17:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Distancohu!", Alibeaj i përgjigjet Grida Dumës: Nuk ia
Alibeaj dhe Duma

Gjatë mbledhjes së djeshme informale të një pjesë të deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Duma i ka kërkuar publikisht Enkelejd Alibeajt që të distancohet nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, pasi sipas saj, kjo do jetë e dëmshme për vetë Alibeajn.

Duma: Sot po jua them të gjithëve, sepse erdha për të qenë e hapur, atë që i thashë kryetarit të grupit edhe veçmas që në fillesë; distancohu publikisht nga ish kryetari dhe deklaro që nuk je nën hyqmin e tij, përndryshe do të jetë e dëmshme për ty vetë e për këdo tjetër që mban këtë qëndrim. Përpos kësaj i kam kërkuar të ngrihet menjëherë, menjëherë, një grup përfaqësues i PD dhe të bëhet një dialog i hapur me demokratët kudo nëpër Shqipëri.

Por, Alibeaj i është përgjur se nuk mund t'ia kthejë kurrizin Bashës dhe sipas tij, ish-kryedemokrati nuk ka më impakt tek grupi i deputetëve të PD-së.

Alibeaj: Une jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë ti kthesh kurrizin tjetrit. Une nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashes. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen.


Video