Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Janë zbardhur detaje nga takimi informal i një pjesë e deputetëve të PD-së pasditen e sotme në një prej lokaleve në Tiranë.
Mësohet se në takimin që po vijon prej më shumë se dy orësh po diskutohet se si do të vijojë aksioni i grupit parlamentar në shtator ndërsa aktualisht vijon të jetë i ndarë.
Deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar bashkimin me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji.
Mësohet se ka qenë deputeti Lefter Gështenja, ai i cili i kanë thirrur për kafe deputetët e PD-së.