A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian, pas zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare në Bruksel. Delegacioni shqiptar përbëhej nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Pjesë e delegacionit ishte dhe zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ditën e djeshme në Bruksel ka festuar edhe ditëlindjen e tij. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe shprehet se është dyfish i lumtur në këtë datë
"Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët!Dyfish i lumtur në këtë datë të veçantë." shkruan Lamallari.