Hapja e negociatave, reagon Yuri Kim: Hap historik, SHBA do ju mbështesë fuqishëm

19 July 2022, 16:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapja e negociatave, reagon Yuri Kim: Hap historik, SHBA do ju
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Teksa ka shpërndarë mesazhin e presidentit amerikan Joe Biden, Kim shkruan se ky është një hap historik. Më tej, Kim thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.

“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.


Video