"Basha dhe të tijët s'kanë tagër", Gjekmarkaj tregon emrin: Ja kush i përmbush kushtet për Avokat të Popullit

19 July 2022, 20:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Basha dhe të tijët s'kanë tagër", Gjekmarkaj
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, teksa së fundmi Kuvendi ka nisur dëgjesat me kandidatët.

Sipas Gjekmarkajt, drejtuesi i këtij institucioni të rëndësishëm nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i tërheq vëmendjen Lulzim Bashës dhe pasuesve të tij, duke u shprehur se nuk kanë tagër për të caktuar avokatin e ri.

Për deputetin demokrat, një kandidaturë e mirë për këtë pozicion do të ishte Dorian Gjonmarkaj.

"Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktatures!Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tager për ta caktuar atë. Deputetet e PD s'kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perendim dhe familje historike i permbush kushtet." shkruan Gjekmarkaj.


Video