KQZ u dha 48 orë kohë/ Bardhi: S’do të ketë plotësim dokumentacioni, është dorëzuar i plotë!

9 March 2023, 14:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

KQZ u dha 48 orë kohë/ Bardhi: S’do të ketë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi KQZ ktheu mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit dhe vendosjes së ultimatumit prej 48 orësh për dorëzimin e dokumentacionit të plotë.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se deklarata nga KQZ s’kanë lidhje me ligjin, por formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Ndërsa theksoi se “nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”.

“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, ka deklaruar Gazment Bardhi.

Gjatë mbledhjes së sotme (9 mars), kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se kryetar i PD në gjykatë rezulton Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha, ndaj i takon atij që të autorizojë regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 Majit.

“Dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë për ato arsye që unë thashë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike”, tha Celibashi.


Video