Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë ku ka hedhur poshtë deklaratën e ministres së Ekonomissë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në lidhje me shpërblimin e pensionistëve në muajin prill.
Rama u shpreh se qeveria nuk është tërhequr nga një vendim i tillë dhe se në muajin prill do të shqyrtohet taksa e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë.
“Po pse duhet të tërhiqet qeveria nga kjo dhe kush e tha, pse duhet të krijohet një histori nga hiçi, kemi thënë që shqipja është pasuria më e madhe që kemi. Ministrja nuk ka thënë fare që “nuk kemi një politike të tillë”, i është referuar zhvillimeve të tanishme. Taksa do të shqyrtohet në muajin prill dhe do të aplikohet”, tha kryeministri.